FRPD RRESHEN

 

Zvillohet ne Rubik takimi i radhes me te rinjte demokrate, Shtohet numri i anetareve

Në datë 15 prill u zhvillua në Rubik takimi i FRPD, me rend dite jo vetëm zgjedhjen e përfaqësuesit të rinisë të kësaj Bashkie, por edhe të anëtarësimeve të reja.
Mbledhjen e hapi kryetarja e grupseksionit të Rubikut, znj. Shpresa Nikolli, ku falenderoi pjesëmarrjen e të shumë të rinjve dhe angazhimin e tyre në këto takime të Forumit.
Më pas Kryetari i FRPD Mirditë, z. Luigj Gjergji, në fjalën e tij së pari theksoi rëndësinë e festimeve që ishin bërë për anëtarësimin në Nato, që u zhvillua në Tiranë, fetsë në të cilën nga rrethi i Mirditës kishin qenë të pranishëm më shumë se 100 të rinj. Ai vazhdoi me ftesën ndaj të rinjve të bëhen pjesë e këtij zhvillimi, që Partia Demokratike po u ofron të rinjve dhe gjithë shqiptarëve, si në infrastrukturë, arsim, liberalizim vizash, punësim, e shumë të tjera zhvillime, që edhe të rinjtë e Mirditës po gëzojnë, me kryerjen dhe përfundimin edhe të projektit madhështor të autostradës Rrëshen-Kalimash-Morinë.
U vazhdua me përzgjedhjen e përfaqëesuesit të FRPD për zonën e Rubikut, ku u zgjodh z. Gentjan Gega. Pas anëtarësimeve të shumta të reja, të të rinjve të Rubikut dhe të zonave përreth, u zhvillua një kokteil festiv. Në takim përshëndetën edhe Kryetari i Bashkisë Rubik z. Mark Ruçi si dhe z. Besnik Jaku dhe z. Oriol Miolli, anëtarë të Kryesisë së FRPD të Shqipërisë. Së shpejti do të organizohen edhe takime të tjera nëpër Komuna të Mirditës.
Belina Kaçorri

Zhvillohet në orosh takimi me FRPD-në e zonës

Në një atomosferë të këndshme, në ambjentet e Komunës Orosh, u zhvillua sot takimi i FRPD Rrëshen, me të rinjtë e kësaj zone. Ishte kryetari i Komunës Z. Aleksandër Lala që falenderoj të rinjtë e pranishëm, duke lançuar edhe projektet që ka zhvilluar dhe po inicion, pikërisht në shërbim të të rinjve, për të krijuar një komfort, mirëqenie dhe emancipim kulturor për rininë e zonës, me qendra formuese dhe dëfrimi, në qendrën e kësaj Komune, në qytezën e Repsit. Më pas kryetari i FRPD Rrëshen, pasi prezantimit, ka ftuar të rinjtë e pranishëm të jenë pjesë aktive e të djathës së Mirditë, për të qenë më pas edhe ideatorë dhe iniciues të projekteve që Partia Demokratike mendon të ofrojë për të rinjtë, duke përmendur rëndësinë e projektit madhështor të ofruar pikërisht nga e djathta qeverisëse, në këtë trajektore kalimi duke përshkuar krejt rrethin e Mirditës, dhe duke u dhënë mundësi edhe të rinjve të kenë resurse edhe ekonomike por sidomos zhvillim efektiv kulturor për të ardhmen. Ai i ka ftuar të rinjtë e pranishëm të jenë mesazhierë edhe për të rinj të tjerë, që të bëhen aktivë në këtë forum edhe për aktivitete të ndryshme që mendohen të zhvillohen së shpejti. Nga të rinjtë e pranishëm është zgjedhur edhe përfaqësuesi i rinisë për FRPD e kësaj zone, z. Indrit Kolaj, tashmë pjesë në bordin drejtues të FRPD Mirditë, jo vetëm si pikë referimi për komunikime të ndryshme, por edhe si promotor i konsolodimit të një grupi të madh të rinjsh demokratë në këtë Komunë.
Belina Kaçorri


Zhvillohet takimi i pare i kryesise se FRPD-se Rreshen

U zhvillua të shtunën takimi i kryesisë së FRPD-së të Degës Rreshën. Në këtë takim të parë të kësaj kryesie të re u vendos që në ditët në vijim të zhvillohen takime me të rinjtë në të gjithë komunat si dhe në bashkinë Rubik. Po ashtu u diskutua edhe në lidhje me funksionimin e këtij forumi i cili do të ketë të drejtë vendimmarrje edhe në PD-në e Rrethit. Gjithashtu gjatë takimit u ngrit shqetësimi që ka të bëjë me faktin se "të vjetrit" nuk i lënë vendin të rinjve, duke bërë që të mos ketë shumë alternativa konkuruese dhe për rrjedhojë edhe persona të caktuar ta ndjejnë veten rehat. Konkluzioni i këtij takimi ishte që FRPD nëse nuk funksionon me efikasitet të plotë është më mirë të mos funksionojë fare.
Takimin e radhës FRPD do ta zhvilljë ditën e dielë datë 15 mars 2009 me të rinjtë e Repsit.

Nga takimi i kryesise se FRPD 07.03.2009