FRPD RRESHEN

 
NJOFTIM -> Furumi Rinor i Partisë Demokratike oragnizon në datën 05.04.2009 në orën 17:00 një pasdite festive me rastin e anëtarësimit të vendit tonë me të drejta të plota në NATO. Në këtë event do të marrin pjesë edhe një përfaqësi e FRPD-së Rrëshen prej 60 vetash. Ju faleminderit

Miresevini

Forumi Rinor i Partise Demokratike ne Rreshen ju uron mireseardhjen ne faqen zyrtare. Pas shume kohe ne heshtje tashme ky forum eshte ringjallur edhe nje here dhe tashme do te shtrije aktivitetin e tij ne te gjithe Mirditen. 
Me moton per nje te ardhme me te te mire. me besimin se vendlindja jone e perbashket do te vijoje te jete serish krenaria jone dhe me besimin e plote se ne kemi shume per te dhene per te, ne te rinjte e Mirdites ju ftojme te gjitheve te beheni pjese e ketij forumi.
Te rinjte jane e ardhmja e nje vendi, dhe e ardhmja eshte per ta, ndaj eshte detyra jone t'u bejme te ditur te rriturve se si e duam ne kete te ardhme. T'u tregojme atyre se cfare na pelqen ne dhe se si e duam ne vendin tone.
Ne te rinjte e Mirdites kemi bindjen e plote se e djathta eshte ajo tek e cila shohim shpresen per plotesimin e enderrave tona, per dite me te bukura, per jete me te mire, per nje shoqeri qe e respekton dhe e ndihmon individin. Kjo eshte ajo qe ne enderrojme per te nesermen e ketij vendi.
Kjo nuk eshte vetem nje enderr, realizimi i saj ka filluar me kohe. Le te kujtojme per nje moment nje thenie te bukur romake "Atje ku mbarojne rruget tona, aty mbarojne edhe vendet e kulturuara". Kjo eshte mese e vertete. Prinderit tane dhe ne sebashku me ta deri para disa vitesh nuk kishim asnje shprese se vendlindja jone do te na ofronte ndonje te ardhme. Por sot kjo pershtypje ka ndryshuar. Dhe ne kemi shpresen se gjithcka do te shkoje sikurse duhet.
UNE VOTOJ PARTINE DEMOKRATIKE. BEJE EDHE TI KETE... 

LIDHJE

Faqja Zyrtare e Mirdites
Bashkia Rrëshen



FRPD Mirdite e ftuar ne Tirane per festimet e anetaresimit ne NATO

Furumi Rinor i Partisë Demokratike oragnizon në datën 05.04.2009 në orën 17:00 një pasdite festive me rastin e anëtarësimit të vendit tonë me të drejta të plota në NATO. Në këtë event do të marrin pjesë edhe një përfaqësi e FRPD-së Rrëshen prej 60 vetash.


Zhvillohet takimi i pare i kryesise se FRPD-se Rreshen

U zhvillua të shtunën takimi i kryesisë së FRPD-së të Degës Rreshën. Në këtë takim të parë të kësaj kryesie të re u vendos që në ditët në vijim të zhvillohen takime me të rinjtë në të gjithë komunat si dhe në bashkinë Rubik. Po ashtu u diskutua edhe në lidhje me funksionimin e këtij forumi i cili do të ketë të drejtë vendimmarrje edhe në PD-në e Rrethit. Gjithashtu gjatë takimit u ngrit shqetësimi që ka të bëjë me faktin se "të vjetrit" nuk i lënë vendin të rinjve, duke bërë që të mos ketë shumë alternativa konkuruese dhe për rrjedhojë edhe persona të caktuar ta ndjejnë veten rehat. Konkluzioni i këtij takimi ishte që FRPD nëse nuk funksionon me efikasitet të plotë është më mirë të mos funksionojë fare.
Takimin e radhës FRPD do ta zhvilljë ditën e dielë datë 15 mars 2009 me të rinjtë e Repsit.



FOTOGRAFI  -  FOTOGRAFI  -  FOTOGRAFI  -  FOTOGRAFI  -  FOTOGRAFI